Problemin e keni kthyer në mundësi, tha ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen pas takimit me kolegun grek Evangelos Apostolakis. Marrëveshja e Prespës ishte në agjendën e bisedimeve e të dy ministrave gjatë takimit në Athinë.
“Kjo marrëveshje është me të vërtet marrëveshje evropiane, e bazuar në vlerat që i ka Evropa sepse keni bërë të mundur që problemin ta ktheni në mundësi”, tha Ursula von der Leyen.
Ndërsa ministri grek tha se marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e kontestit disavjeçar në rajon, me mjete paqësore.
“Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e kontestit disavjeçar në rajon, me mjete paqësore. Në përputhje me parashikimet e marrëveshjes së Prespës, Greqia do të mbështes transformimin e forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut gjatë procesit të integrimit të vendit në NATO”, tha ministri i Greqisë./telegrafi
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...