Për shkak të coronavirusit në vend, sipas konkludimeve të Qeverisë në mbledhjen e saj të fundit, ndalohet hyrja e shtetasve të huaj që vinë nga shtetet me rrezik të lartë. Kjo listë publikohet nga Organizata Shëndetësore Botërore dhe poashtu është publikuar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndalesa, sipas njoftimit, nuk vlen vetëm nëse japin vërtetim nga një organ kompetent se kanë qenë në karantinë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, bëhet apel shtetasve të Maqedonisë që jetojnë në shtetet me rrezik të lartë dhe të mesëm të mos vinë gjatë kësaj periudhe.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut në web-faqen e saj e ka publikuar listën e vendeve që janë më të rrezikuara dhe që rekomandohet qytetarët t’i shmangin në udhëtimet e tyre.
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit