Deputeti dhe kryetari i partisë ‘E majta’, Dimitar Apasiev në ‘Facebook’ ka reaguar se kush po negocion me Bullgarinë në emër të Maqedonisë së Veriut.
“Paramendoni një situatë të këtillë: Republika e Shqipërisë të ketë ministër për Punë të Jashtme i përkatësisë maqedonase dhe ai, në emër të gjithë shqiptarëve të bisedojë me Republikën e Turqisë nëse Skënderbeu ka qenë shqiptar apo turk? A ndjeheni mirë? A nuk do t’ju frustrojë kjo?”, shkruan Apasiev.
Sipas tij, të njëjtën gjë e bën edhe Bujar Osmani nga radhët e BDI-së dhe se në emër të maqedonasve bisedon me Bullgarët se çfarë përkatësie kanë Kirili dhe Metodi, Naumi, Samoili dhe Goce Dellçevi.
“Me cilën të drejtë? Me cilin autorizim”, shkruan Apasiev.
Ai në fund kërkon nga shqiptarët që ta dënojnë Osmanin dhe të bashkohen me maqedonasit në momente dramatike dhe ku fshehurazi shitetit identiteti maqedonas në Sofje./Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...