Google ADS

Anulohet seanca për ”Grupin e Kumanovës”, mungon dëshmitari

17:08 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Seanca gjyqësore për rastin “Lagja e trimave” në Kumanovë u anulua pasi gjykata nuk arriti të sigurojë dëshmitarin e vetëm të palës mbrojtëse, Shenasi Memetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tv Shenja bën të ditur se Shenasi Memeti duhej të paraqitej si dëshmitar, si emër më i përfolur nga të akuzuarit.

Memeti ka pasur kontakte me disa pjesëtarë të Grupit të Armatosur, të cilët akuzohen për zhvillimet më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në “Lagjen e trimave” në Kumanovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme