Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime e hoqi nga rendi i ditës emërimin e anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Megjithëse kjo pikë ishte e paraparë të jetë e para në debatin e sotëm, ligjvënësit e shumicës kërkuan që pika të hiqet nga rendi i ditës. Ata duan që komisioni i ri anti-korrupsion të zgjidhet pas miratimit të ligjit të ri për parandalimin e konflikteve të interesit dhe luftën kundër korrupsionit. Këtë propozim e kundërshtuan nga OBRM-PDUKM.
“Ne kërkojmë që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës dhe pas miratimit të ligjit të ri të zgjidhen sipas kritereve të reja”, deklaroi Ivana Tufekxhiq, deputete e pavarur në koalicion me LSDM-në.
“Nuk mendoj se do të krijohen kushte para se të shpallen zgjedhjet presidenciale që pritet të shpallen në shkurt, të zgjidhet komisioni anti-korrupsion, madje edhe pas ligjit të ri”, deklaroi Ilija Dimovski, deputet i OBRM-PDUKM-së./Alsat/
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...