Pacienti i fundit i testuar në Klinikën Infektive në Shkup nuk është i prekur nga virusi Korona. Ai kishte mbërritur nga Dubai në Shkup para disa ditësh dhe i kishte kaluar të gjitha kontrollet, por më pas është ankuar për simptoma të ngjashme me ato të Koronës. Pas analizave të nënshtruara u konfirmuar se personi ishte me grip dhe te ai nuk është gjetur prania e virusit të rrezikshëm. Paraprakisht edhe një person tjetër që kishte udhëtuar nga Italia ishte ankuar, por pas analizave të kryera u konstatuar se ai nuk ishte prekur nga Korona.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe apeloi që të mos shkaktohet panik, pasi janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.
“Rastin e dytë të cilin e testuam nga koronavirusi është negativ, bëhet fjalë për udhëtarin i cili erdhi nga Dubai pas gjashtë ditësh, bëhet fjalë për Influencën-B. ” Udhëtarët të cilët vijnë nga Italia veriore do të lëshohen në vetëm pesë kalime, në Tabanoc, Deve Bair, Qafëthanë, Bllacë, Bogorodicë si dhe dy aeroportet këtu në Shkup dhe Ohër”- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Frika nga virusi Korona ka detyruar Qeverinë që të anulojë të gjitha udhëtimet dhe ekskursionet e shkollave dhe të universiteteve për në Itali ku numri i të prekurve nga Covid19 po rritet me shpejtësi të madhe. Në mbledhjen e fundit Qeveria obligoi ministrinë e Shëndetësisë që urgjentisht të sigurojë sasi të konsiderueshme të maskave, dorezave, mjeteve dezinfektuese dhe veshjeve mbrojtëse për institucionet e sistemit për menaxhimin e integruar të kufijve me qëllim mbrojtjen e personelit si dhe të sigurojë mjete dezinfektuese dhe sapunë për shkollat dhe çerdhet e vendit. Shkollat poashtu obligohen që në bashkëpunim me komunat dhe Qendrat e shëndetit Publik të organizojnë orë edukative.
Do të shpërndahet i gjithë materiali informativ, si pyetësorët, dhe materiali mbrojtës në gjithë kalimet kufitare si dhe nëpër aeroporte aty ku mungon.8:02 ” Përgatisim procedurë furnizimi, kontaktuam me disa furnizues ata na thanë se ka sasi të mjaftueshme të maskave- tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Masat e shtuara nëpër pikat kufitare dhe në aeroporte do të mbeten të fuqi për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga korona në vende të ndryshme të botës, por edhe për shkak të paraqitjes së rasteve të para në vendet e rajonit. Gjatë ditës u regjistruar rasti i parë me koronavirus në Kroaci. Bëhet fjalë për një djalë të ri që është shtrirë në një klinikë infektive në Zagreb. Në qytetin kroat të Rjekës po kryhen analiza ndaj disa personave tjerë të cilët kanë punuar në veri të Italisë. Mbi 2.600 njerëz kanë vdekur në Kinë nga ky virus, që u paraqit për herë të parë në provincën kineze të Hubeit. Numri i rasteve të prekura në botë ka kaluar tashmë 80 mijë. Shenjat kryesore të infektimit me virusin Korona janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për pandemi të mundshme. OBSH-ja ka thënë se është ende herët që shpërthimi i koronavirusit të trajtohet si pandemi, por se vendet duhet të jenë në fazën e përgatitjeve./Alsat-M
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...