Komisioni Shtetëror Antikorrupsion sërish ka përsëritur qëndrimin se Zoran Zaev nuk mund të jetë njëkohësisht edhe kryeministër edhe ministër i financave.
“Bëjmë me dije se me këtë do të shkelet neni 44 i Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesash, me të cilin ndalohet që kryetari i Qeverisë të jetë edhe ministër i financave”, theksoi kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska.
Sipas saj, bëhet fjalë për funksione që nuk shkojnë bashkë.
Kryeministri Zoran Zaev me rikonstruimin e fundit qeveritar largoi ministrin e deritanishëm të financave, Dragan Tevdovski dhe se nuk emëroi ndonjë ministër të ri, duke paralajmëruar se vetë do të menaxhojë me këtë dikaster. Ai vazhdon të veprojë në këtë mënyrë, por shumicën e punëve duke i kryer zv/ministrja e financave, Shiret Elezi./zhurnal
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...