Siç njoftojnë nga Komisioni Anti-Korrupsion kërkesa për prishjen e marrëveshjeve për qira ka të bëjë me dy ish-kryetarët e vendit.
“Duam t’ju njoftojmë se në mbledhje e 22-të të Komisionit Anti-Korrupsion u vendos në lëndën e hapur me vet-iniciativë në lidhje me të drejtat dhe privilegjet që i gëzojnë ish-kryetarët e shtetit. Duam ta njoftojmë opinionin dhe potencojmë se vendimet e sotme në lidhje me këtë lëndë kanë tv bëjnë me të gjit.ëh ish-kryetarët dhe kërkesa e prishjes së marrëveshjes për qira ka të bëjë për të dy kryetarët e mëhershëm”, thuhet në njoftimin e Komisionit Anti-korrupsion, njofton Telegrafi Maqedoni.
Edhe ish-kryetari Gjorge Ivanov dhe Branko Cërvenkovski shfrytëzojnë privilegje shtetërore. Përveç qirasë, Ivanov dhe Cërevnkovski marrin paga edhe për tre të punësuar, automjet zyrtar dhe vozitës.
Komisioni Anti-korrupsion u shpreh se do të kërkojë nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të prishë marrëveshjen për qiranë me ish-kryetarin Gjorge Ianov, i cili fitoi privilegjet pas mandatit.
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...