Rejtingu i kryeministrit Zoran Zaev në vitin 2018-të është rritur për nëntë për qind në krahasim me atë të vitit 2017-të tek vendet e Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht tek vendet Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnja Hercegovina, Kosova dhe Mali Zi, pas anketimi të bërë nga “Gallup”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev ka bërë një nga rritje më të mëdha nga pozicioni i tij në krahasim me vitin e kaluar. Rritje më të madhe të rejtingut ka pasur kryeministri bullgar Bojko Borisov, pasi që kishte luftuar për afrimin e Ballkanit Perëndimor derisa Bullgaria udhëhiqte me presidencën e BE-së dhe tani rejtingu i tij është rritur nga 22 në 44 për qind.
Borisov e ka kaluar dhe ka lënë në vend të dytë kryetarin e Turqisë i cili ka pasur rritje nga 33 në 43 për qind. Në vendin e tretë ndodhet kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, i cili gjithashtu ka rritje nga viti i kaluar nga 27 në 36 për qind.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjithashtu ka rritje të madhe për 10 për qind, ndërsa vërehet rrënje tek kryeministrat, Ramush Haradinaj (-15%), Edi Rama (-11%), Denis Zvizdiq (-1%), ndërsa Dushko Markoviq nga Mali i Zi ka pasur rritje për 6 për qind.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...