Ankesat e parashtruara nga partitë politike në Gjykatën Administrative, kundër vendimeve të marra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk sollën asgjë të re.
Me përjashtim të dy ankesave të OBRM-PDUKM-së dhe secilës prej partive “Demokratët” dhe “Maqedonisë së vetme”, të cilat do të shqyrtohen gjatë ditës së sotme, Gjykata i hodhi poshtë të gjitha ankesat e tjera të paraqitura nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa dhe partitë e “Majta”, Integra dhe Partia Punëtore MORO – si të pabaza.
Duke e pasur parasysh numrin e madh të ankesave në Gjykatën Administrative ditët e fundit, u mbajtën disa seanca publike. Shqyrtimi dhe refuzimi i ankesave kundër vendimeve të KSHZ-së u zhvillua veçmas nga disa këshilla të udhëhequra nga pesë gjyqtarë. Deri në ditën e djeshme, 186 ankesa u shqyrtuan në Gjykatën Administrative, përcjell telegrafi maqedoni.
“Nga 22.07.2020, janë dhënë gjithsej 77 vendime, nga të cilat, 75 vendime për ankesat e paraqitura nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, një vendim për ankesën e paraqitur nga Integra Partia Konservatore e Maqedonisë dhe një vendim për ankesën e paraqitur nga Zhivka Arsovska dhe pas tyre u miratuan aktgjykime me të cilat ankesat refuzohen si të pabaza dhe u konfirmohen vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, informoi dje Gjykata Administrative. Të gjitha 77 vendimet janë publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative.
Gjykata Administrative gjithashtu i refuzoi si të pabaza 101 ankesat e paraqitura nga e “Majta”. Ankesat e së “Majtës” të paraqitura në Gjykatën Administrative u shqyrtuan dje në disa seanca publike.
Përveç ankesave të së “Majtës”, Gjykata Administrative i refuzoi edhe ankesat e ngritura nga Lidhja Social Demokratike dhe partia politike Demokratët.
“E Majta”, pas paraqitje së ankesave në Gjykatën Administrative, përmes kumtesës informoi se atyre si parti politike, “u janë vjedhur tre deputetë (për rreth 500-600 vota për deputet)”.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...