Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, vlerëson se anijet në lumin Vardar duhet të zhvendosen.
“Janë krijuar kushtet e para për zhvendosjen e tyre dhe ne kemi filluar procedurë përmes përmbaruesit kompetent, por, të drejtat të cilat i kanë palët në procedura ne nuk mundemi dhe nuk duhet t’i rrezikojmë”, tha sot në konferencën për shtyp kryetari Shilegov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Shilegov tha se në vijim është procedura e ankesave nga detyruesit dhe pret se shumë shpejtë do të prononcohet gjykata.
Shilegov e përsëriti se qëndrimi i tij ndaj projektit “Shkupi 2014” është i pandryshuar dhe shtoi se Qyteti i Shkupit është duke punuar edhe në zhvendosjen e katër përmendoreve dhe në zhvendosjen e anijeve./zhuranl.mk
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...