Republika e Maqedonisë së Veriut është destinacion atraktiv për investitorë, ndërsa ka mundësi të mëdha për bashkëpunim me kompani vendore, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Koço Angjushev në sesionin interaktiv të forumit investues që mbahet në Londër në organizim të “Fajnenshëll Tajms” dhe Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH), ku foli për politikat ekonomike të Qeverisë, për masat për tërheqjen e investimeve të reja si edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal. Në forum mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.
“Për suksesin e bizneseve në cilindo shtet janë të nevojshme shumë parakushte, por me siguri dy janë më të rëndësishme: stabiliteti prej pikëpamjes politike dhe ekzistimi i qeverisjes të së drejtës në shtet. Këto dy parakushte janë të rëndësishme për çfarëdo investimi, qoftë vendor ose të huaj. Vlerësojmë se ne, si Maqedoni e Veriut, kemi bërë shumë në këtë drejtim, pasi nuk e di se çfarë do të ishte më e mirë në këtë drejtim pasi nuk e di se çfarë do të ishte më e mirë për stabilitetin e vendit prej asaj ta çojmë vendin në NATO dhe Bashkimin Evropian. NATO është tregim thuajse i mbyllur, ne i presim vendimet përfundimtare të procesit të ratifikimit në parlamentet e tjera, por vlerësoj se kjo do të ndodh deri në fund të vitit. Mendoj se i kemi ndërmarrë hapat kryesorë ta çojmë vendin në zonë stabile dhe i plotësuam dy parakushtet më kryesore për biznes”, potencoi Angjushev, transmeton KOHA.
Zëvendëskryeministri theksoi se Qeveria punon në mënyrë aktive në tërheqjen e investitorëve të huaj me renome, ndërsa masat e Planit për rritjen ekonomike japin rezultate pozitive, me nivel rekord të investimeve të huaja të drejtpërdrejta prej 624 milionë euro dhe rreth 20 kompani të huaja të reja të cilët realizojnë projekte investuese në vend.
Për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik, nënvizoi, nevojitet të punohet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetike ndërsa Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut zbaton një sërë aktivitetesh në këtë drejtim. Angjushev u përqendrua edhe në reformat në sektorin energjetik, si edhe mundësitë të cilat hapen me djelljen e Ligjit për energjetikë, të harmonizuar me rregullativat dhe direktivat me ato evropiane.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...