Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Koço Angjushev tha se “askush nuk pret që vendi për një natë të bëhet Zvicër, por se është e rëndësishme të bëhet hapi i parë dhe kjo është rritja e investimeve të huaja që gjatë vitit 2018 arritën deri 624.49 milion euro”.
“Metodologjia është thuajse e njëjtë si më parë ndërsa numrat nuk janë të parëndësishëm”, thotë Agjushev duke shtuar se ka investime më të larta krahasuar me vitet e kaluara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se ndikim ka hapja e mundësisë për hyrje në NATO, por tha se kjo nuk sjell vetvetiu rritje nëse nuk dimë të ndërtojmë klimë të mirë për biznes. Ai deklaroi se në ekonomi nuk mund të shihen menjëherë rezultatet, por se nevojitet kohë.
“Rritja e numrave është rezultat i planit për rritje ekonomike që u prezantua një muaj para hyrjes në qeverinë e re në korrik të vitit 2017 dhe me sjelljen e ligjit në maj të vitit 2018”, tha Angjushev.
Angjshev shtoi se janë të vëmendshëm të mos krijojnë konkurrencë firmave të brendshme.
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...