Qytetarët të përkrahin referendumin. Ai patjetër të votohet për shkak se Maqedonia nuk ka opsion tjetër për prosperitet dhe ardhmëri të ndritshme. Këtë e tha zv.Kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev mbrëmë në festë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në Veles.
“Ne 25 vite e shohim se çfarë na ndodh sepse aq viti jemi në një vend dhe konsideroj se është koha që të vazhdojmë përpara. Kusht për të filluar përpara është kjo zgjidhje që e ofron Maqedonia në bashkëpunim me gjitha miqtë ndërkombëtarë. Të mos ishte përkrahja e ndërkombëtarëve dhe të mos ishte guximi i shtetit nuk do kishte ardhur kjo. Unë jam falënderueses të gjithë qytetarëve të cilët përkrahin këtë. Në të njëjtën kohë e falënderoj faktorin ndërkombëtar, që na ndihmoi në këtë periudhë dhe ne si shtet dhe qytetarë e vlerësojmë. Ajo është mundësi historike që duhet ta shfrytëzojmë. Mendoj se mundësi tjera nuk do të kemi”, potencoi Angjshev.
Në pyetjen e gazetareske për ikjen e rinisë, ai tha mobilitet është diçka që askush nuk mund ta ndalë, posaçërisht në shekullin 21, por shprehi shpresë se të rinjtë do kuptojnë se në Maqedoni mund të bëhet jetë e mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë jam shembull i mirë. Vij nga një familje punëtore nga ky shtet dhe unë kam arritur që përsëri të kthehem në qytetin e lindjes. Mendoj se rinia do t’i njohin mundësitë që tash ju ofrojmë. Një pjesë e tyre mund që të vendosin të jetojnë jashtë nga shteti se jeta është më e mirë, ne nuk mundemi ta ndalim me forcë, por do t’ju sigurojmë kushte më të mira për jetë që të mos ikin”, tha Angjshev./Telegrafi/
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...
Kurti uron 28 Nëntorin: Kjo festë na gjen me projektin e Kom...
Revista spanjolle: Zbulimi i perlave të fshehura, Shqipëria ...