Angelovska: Paga mesatare për muajin maj është rritur edhe përkundër krizës me COVID-19

11:01 | 21 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministrja e Financave Nina Angelovska deklaron se paga mesatare neto për muajin maj të vitit 2020, në mes të krizës me COVID-19, është rritur për 1.120 denarë më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar dhe është për 560 denarë më i lartë nga muaji prill i vitit 2020.

Siç tha Ministrja, kjo vjen si pasojë e masave të mara nga Qeveria gjatë kohës së pandemisë.

Që nga fillimi i krizës me COVID-19 janë marrë më shumë masa për ruajtjen e vendeve të punës. Me masën mbështetje financiare prej 14.500 denarë për të punësuar, me 17 miliard denarë janë mbështetur 19.956 punëdhënës në të cilën janë përfshirë 118.069 punëtorë. Me masën mbështetje financiare prej 14.500 denarëve me 86.8 milion denarë janë mbështetur 5.985 veprimtari për vetëpunësim. Me masën subvencionim i të ardhurave gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për muajin maj janë mbështetur 2.463 kompani”, shkruan Angelovska në Facebook.

Ajo kujtoi se masa mbështetje financiare prej 14.500 denarëve për pagën e çdo të punësuarit vazhdon edhe për muajin korrik.

 

Të ngjashme