Ministrja e Financave, Nina Angellovska e cila sot në konferencën për media bashkë me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi e sqaroi më hollësishëm shtyllën e dytë nga pakoja e tretë e masave e miratuar javën e kaluar, tha se gjatë krijimit të mbështetjes së Qeveria ka menduar për të gjithë. Nga ana tjetër, siç bëri të ditur Angellovska, kriza e koronës përveç që sjellë probleme dhe rreziqe, çelë edhe mundësi për ndryshime strukturore, për krijimin e një sistemi të ri, më të mirë të funksionimit.
Ministrja përkujtoi se realizimi i masave siç janë konceptuar dhe krijuar, flet edhe për vizionin afatgjatë drejt shoqërisë pa para të gatshme, drejt digjitalizimit, drejt transformimit, drejt ekonomisë bashkëkohore dhe zhvillimore të Maqedonisë që pas kësaj krize do të jetë më konkurruese dhe me e fuqishme.
– Disa ditë më parë e prezantuam setin e tretë të masave ekonomike për revitalizimin e ekonomisë që kanë për qëllim të amortizojnë goditjen ndaj ekonomisë. Të gjitha masat janë krijuar qartë me qëllime qartësisht të parashtruara dhe efekte të pritur që duhet t’i japin, si në afat të shkurtër ashtu edhe në të mesëm. Gjatë krijimit të masave, Qeveria mendonte për të gjithë – edhe për të papunës, edhe për të punësuarit me të ardhura të ulëta, edhe për kategoritë e rrezikuara sociale, edhe për të rinjtë edhe për ata që janë më të ekspozuar në luftën – punëtorët shëndetësorë, edhe për sektorin privat, sektorët e prekur, edhe për kompanitë vendore, për sektorin turistik të Maqedonisë, për kompanitë e vogla, për startape, për kompanitë e madhe, për industrinë, për IT sektorin, për bujqësinë që ka potencial të pashfrytëzuar, theksoi Angellovska.
Orientimi i Qeverisë, theksoi, krahas zgjidhjes së problemeve është edhe tejkalimi i pasojave që i solli kriza e koronës.
– T’i rrekemi dhe t’i shfrytëzojmë mundësitë që hapen para nesh në mënyrë që më tutje të funksionojmë më mirë si shoqëri, si ekonomi, si njerëz. Flasim për ndryshim të shprehive dhe shfrytëzim të produkteve dhe shërbimeve vendore… Flas për zvogëlim të ekonomisë gri përmes krijimit të shprehive për pagesë pa para të gatshme… për krijimin e platformave që më tutje do të funksionojnë dhe do të sigurojnë tregje të reja për ndërmarrjet tona, tha ministrja.
Ajo përkujtoi se shtylla e dytë e masave të orientuara drejt mbrojtjes së likuiditetit dhe vendeve të punës në afat të shkurtër, por edhe mbështetje për zhvillim dhe rritje të aftësisë konkurruese të kompanive në periudhës pas koronës. Masat mbështesin investime, qasje më të lehtë deri te kapitali, gjetjen e tregjeve të reja, orientim drejt eksportit, digjitalizim, modernizim, produkte të reja, si dhe përfshirje të kategorive të targetuara si gra sipërmarrëse dhe persona të rinj.
– Masa e parë e kësaj shtylle, ka të bëjë me kreditë pa interes për ndërmarrje përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, në vlerë prej 31 milionë euro. Kjo linjë kreditore pa interes me vlerë prej 31 milionë euro do të jetë e kapshme për të gjitha ndërmarrjet mikro dhe të vogla, ndërsa e njëjta do të ofrojë edhe 30 për qind grant (mjete të pakthyeshme) të siguruara përmes Bashkimit Evropian, për ato kompani që janë të udhëhequra ose të themeluara prej grave ose punësojnë persona të rinj, janë të orientuara drejt eksportit ose vendosin inovacion dhe digjitalizim në punën e tyre. Masa e dytë ka të bëjë me zhvillimin e skemës garantuese shtetërore për kredi komerciale përmes Bankës zhvillimore. Kjo është një vegël që për kompanitë do të mundësojë qasje më të lehtë deri te kapitali, për nevoja të likuiditetit, për investime për rritjen e aftësisë konkurruese dhe e njëjta përdoret në mbarë botën pikërisht për periudhën “recovery”. Shtatori. Do të punohet në analizën, vendosjen, me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare financiare, tha Angellovska.
Me shumën e re prej 25 milionë euro për sektorin privat, shtoi ajo, do të mbështeten kompanitë për plasman në tregje të reja, aftësi konkurruese dhe modernizim. Në përputhje me ligjin për mbështetje financiare me 25 milionë euro përmes Programit për forcimin e aftësisë konkurruese të industrisë u ndihmohet kompanive për përvetësimin e tregjeve të reja, rritje të konkurrencës së tyre si dhe modernizim të proceseve.
– Në programin e Qeverisa ka 150 milionë euro. Me rebalancin janë shtuar 50 milionë euro. Nga ky Program financohet edhe masa për mbështetjen e pagave – përmes të cilit mbi 18.000 ndërmarrje dhe mbi 120.000 punëtorë janë paguar 1,7 miliardë denarë. Nga ky Program do të financohet edhe kartela pagesore për mbështetjen e konsumit me fokus drejtë shtëpisë, drejt vendores. Për kartelën pagesore për të gjitha grupet e tragetit janë dedikuar 25 milionë euro. Këtij programi me 50 milionë eurot e shtuar ka bafer në mënyrë që të dimensionohen masat në përputhje me nevojat e ekonomisë – prandaj edhe është parashikuar që realizimi i këtij programi të ndodhë prej qershorit deri në dhjetor – të zhvillohen programe dhe masa në përputhje me zhvillimet dhe nevojat e sektorit privat, e në bashkëpunim me odat ekonomike, nënvizoi ministrja.
Për Programin për zhvillim të shërbimeve të biznesit janë parashikuar 1,6 milionë euro, ndërsa përmes FITR-së për kompanitë që përshtaten mirë janë projektuar 3,3 milionë euro.
Masë e posaçme është bashkëfinancimi i ngjarjeve dhe konferencave me 50 për qind mbështetje financiare nga shteti deri në shumë maksimale prej 30.000 denarëve. Në këtë segment u përqendrua edhe ministri Bekteshi, duke theksuar se qëllimi është që t’u ndihmohet hoteleve dhe kapaciteteve vendore. Kompania kërkuese e ndihmës do të duhet të realizojë pagesën ndaj hotelit ose kapacitetit për organizimin e ngjarjeve në afat prej 60 ditëve. Në këtë mënyrë do të mbështetet likuiditeti i këtyre kompanive.
Duke i arsyetuar masat nga shtylla e dytë, Bekteshi konkretisht u përqendrua në mbështetjen e hotelerisë dhe turizmit si sektorë që ishin të parët të goditur nga virusi korona. Ai, si edhe ministrja Angellovska, paralajmëruan se deri në shtator duhet të fillojë së funksionuari platforma digjitale e cila kompanive vendore nga industria duhet t’u mundësojë çeljen e tregjeve të reja. Që nesër është caktuar takimi i parë në Ministrinë e Financave me përfaqësuesit e industrisë së tekstilit dhe asaj të këpucarisë, si dhe të odave, në të cilin do të bëhet fjalë për zhvillimin e kësaj platforme.
– Tre pakot e masave ekonomike janë miratuar me kohë dhe shpejtë. Reagum menjëherë për t’u ndihmuar kompanive dhe qytetarëve, për ta ruajtur çdo vende pune. Javën e kaluar e miratuam edhe pakon e tretë me të cilën, përmes mbështetjes së drejtpërdrejt do ta ristartojmë ekonominë. Masat i përfshijnë edhe qytetarët edhe ekonominë, paraqesin mundësi për ndryshime strukturore të ekonomisë. Pakoja e parë dhe e dytë përfshinë 200 – 250 milionë euro, ndërsa i treti
355 milionë euro për 730.000 shfrytëzues. Investimi i përgjithshëm është 550 milionë euro ose 5 – 5,5 të BPV-së. Bëj thirrje që qytetarët t’i shfrytëzojnë masat që i ofron Qeveria në mënyrë që të mbrohet prodhimtaria vendore, t’i ndihmojmë bashkërisht turizmin dhe hotelerinë, kapacitetet prodhuese dhe kompanitë që janë më të prekura. Krizën bashkërisht ta bëjmë mundësi të re për të gjithë ne, thekson Bekteshi.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...