“Është herët të flitet me numra për dëmet financiare për shkak të coronavirusit, situata po ndiqet me kujdes, ndërsa buxheti shtetëror është në kondicion të mirë në dy muajt e parë dhe kemi kapacitet në çdo moment të përballemi me çfarëdo lloj goditjesh”.
Këtë e tha sot ministrja e Financave, Nina Angellovska, duke shtuar se reagim fillestar, pati në tregun e kapitalit, ndërsa tani për tani janë të mundshme pasoja eventuale në veprimtarinë e transportit dhe atë turistike për shkak të aranzhmaneve të anuluara, si dhe industrinë e lëkurës që bashkëpunon me rajonin e Italisë veriore.
“Asgjë nuk mund të presim, megjithatë ndjekim dhe duhet të jemi vigjilentë dhe të intervenojmë apo parandalojmë kudo qoftë, ndjekim dhe e kemi kapacitetin, për atë po diskutohet edhe në kuadër të Qeverisë, megjithatë, konsideroj se lidhur me çfarëdo lloj analizash apo kualifikimesh, nuk do të ishte serioze të dalim menjëherë me disa numra”, deklaroi Angellovska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri me rastin e fillimit të projektit për rrugë lokale.
Siç theksoi, reagimi i parë gjatë një gjendje të këtillë është çdoherë tek tregu i kapitalit, siç ishte rasti edhe tek ne me rënien e paradokohshme të Indeksit të Bursës së Maqedonisë, por përvoja tregon se vjen deri te stabilizimi.
“Atë që po shohim është se ja, ka aranzhmane të anuluara turistike, këtu ndikon shtyrja e caktuar e aranzhmaneve tek agjencitë turistike, tek veprimtaria e transportit. Ndonjë veprimtari tjetër në të cilën ndoshta eventualisht do të ndjehej edhe pse nuk flasim për krizë, flasim për analizë momentale, është industria e lëkurës e cila ka këmbim me Italinë. Do të thotë, në përgjithësi flasim për ndjekje vigjilente, siç tha edhe kryeministri, preventivë, gjithsesi edhe në korniza, para së gjithash, dhe më me rëndësi është shëndeti dhe shëndetësia, por gjithsesi edhe në kuadër të ekonomisë, sepse shëndeti ndikon edhe në ekonominë dhe anasjelltas, ekonomia ndikon në shëndetin”, tha Angellovska.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...