Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angell Angellov në një intervistë për MIA thotë se zbatimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike dhe ligjet që Kuvendi duhet t’i miratojë që të mund të përfshihen në raport, janë faktorë kyç për eurointegrimin e vendit.
Sipas tij përgjigja në pyetjen nëse vendi mund të presë në qershor datë për nisjen e bisedimeve, është komplekse sepse ndikojnë shumë faktorë siç është Brexit, ku është e përqendruar e gjithë vëmendje e BE-së, më pastaj definimi i Buxhetit të BE-së, ku ka debate të mëdha në BE, si dhe zgjedhjet në Kuvendin Evropian, për shkak se siç thotë ai, raprotet për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë do të publikohen pas zgjedhjeve për Kuvendin Evropian, për të mos u përdorur gjatë fushatës.
“Kjo mendoj se është mirë për ju, për shkak se fituat kohë shtesë për t’i mbaruar detyrat e juaja. Edhe te ju do kë ketë zgjedhje dhe ju jeni të përqendruar në to, që është normale, por duhet të ketë rezultate”, tha ambasadori Angellov duke shtuar se duhet të ketë zgjedhje demokratike dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut t’i miratojë disa ligje që janë në raport për t’i bindur shtetet skeptike./Zhurnal.al/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...