Shtabi i Kryesor për Menaxhim me Kriza pranë QMK-së, pas shpalljes së gjendjes së krizës miratoi Planin e Veprimit.
Në përputhje me ligjin, tani duhet të shqyrtohet nga Komiteti Drejtues, i cili përbëhet nga ministri i Brendshëm, ai i Punëve të Jashtme, Mbrojtjes, Shëndetësinë, Transportin dhe Lidhjeve, si dhe nga krei i Shtabit Kryesor.
Kreu i Shtabit Kryesor, Stojançe Angellov tha se po shqyrtohet mundësia që ushtria të sigurojë disa objekte strateigjike që kanë të bëjnë me shëndetësinë në vend.
“Kjo është vetëm vazhdim i të gjitha aktiviteteve që shteti i ka kryer deri tani. Shtabi për menaxhim me kriza vetëm koordinon aktivitetet mes institucioneve në përputhje me Ligjin për Menaxhim me Kriza, përmes Komitetit për Menaxhim me Kriza do të realizohet koordinimi mes policisë dhe ushtrisë, në rast se ka nevojë për një gjë të tillë”, tha Angellov.
Angellov nuk tregoi se cilat institucione saktësisht do të sigurohen nga ushtria, pasi sipas tij ende nuk e kanë numrin e saktë të institucioneve shëndetësore në vend.
“Për më tepër, do të përcaktohen numrat e saktë të spitaleve dhe institucioneve që do të duhet të sigurohen. Në rast se ndonjë spital ose institucion shëndetësorë ka nevojë për sigurim, aty ku nuk ka, ose ka nevojë për rritje të sigurisë aty ku veç më ka sigurim, atëherë do të dërgohen trupa shtesë”, theksoi Angellov.
Ai tha se në mbledhjen e sotme është kërkuar që Komitetit t`i bashkëngjiten edhe përfaqësues të sektorit civil.
“Do të kërkojmë nga Këshilli i Organizatave Joqeveritare që të na bashkëngjitet ndonjë anëtarë i tyre”, tha Angellov.
Angellov tha se Komiteti për Menaxhim me Kriza nuk është kompetent për menaxhimin me resurset private.
“Rreth spitaleve private, kjo është nën kompetenca të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo nuk është pjesë e punës së Shtabit Kryesor”, tha Angellov./alsat
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...