Angellov: Kanë vatra zjarri janë aktive, nuk kemi kohë për filozofi

12:03 | 10 Gusht 2021
A Z

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për shtyp tha se në vend ka katër vatra aktive të zjarrit.

Angellov i bëri thirrje kreut të OBRM-PDUKM-së , Hristijan Mickoski që në vend të fyerjeve dhe akuzave të dërgojë ekspert nga kjo parti që të monitorojë punën e QMK-së.

“Në vend se të fyejmë njëri-tjetrin, dërgoni njeriun tuaj, le të vijë në Shtabin Kryesorë dhe nga afër le ta ndjek punën e Shtabit Kryesorë për Menaxhim me Kriza. Ndoshta do të japë ndonjë ide të mirë. Ne nuk kemi kohë për filozofi, sepse çdo ditë po shuajmë zjarre”.

“Mbrëmë kishte 14 zjarre të tilla, për momentin ka vetëm 4. Shpresojmë që së paku një prej tyre sot do të shuhet tërësisht, respektivisht zjarri mbi fashtin Budinarci, komuna e Berovës”, tha mes tjerash Angellov./telegrafi/

Të ngjashme