Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se kancelarja gjermane Angela Merkel do ta vizitojë Serbinë, por ai nuk mund të specifikojë datën e vizitës.
“Unë besoj se ne do të jemi nikoqirë të mirë dhe se do të jemi në gjendje të flasim dhe të mësojmë për këndvështrimin gjerman të Ballkanit,” tha Vuçiq për TV Pink në Bled, Slloveni.
Vuçiq theksoi se shteti nuk mund të përparojë shpejt, nëse e ka Gjermaninë si kundërshtare, por vetëm në anën e saj.
Forumi Strategjik Bled ka nisur dje me pjesëmarrjen e udhëheqësve të rajonit, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe udhëheqësit e vendeve të tjera evropiane dhe zyrtarët e BE-së, dhe fokusi i mbledhjes dyditore do të jetë në të ardhmen e Evropë./kk/
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare