Kancelarja gjermane Angela Merkel të shtunën do të realizojë vizitë në Shkup, njoftoi zëdhënësi i saj Shtefen Zajberg, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.
Siç raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina, në tekstin e shkurtër, ANA-MPA transmeton deklaratën e zëdhënësit të kancelares, i cili thotë se Merkel dëshiron që të krijojë përshtypjen e saj, duke ardhur në Maqedonia, në prag të referendumit.
“Ende po punohet për programin, por mund të them se kancelarja do të takohet me kryeministrin IRJM-së, Zoran Zaev”, deklaroi Zajberg dhe shtoi se në fokus të takimit do të jenë “ngjarjet rajonale, temat bilaterale”, ndërsa zonja Merkel “gjithsesi që të dëshiron në vetë vendin e ngjarjes të krijojë përshtypjen e saj për referendumin lidhur me emrin e vendit, i cili do të mbahet në fund të muajit”, transmeton agjencia greke e lajmeve.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...