Anëtari i shoqatës “Qoseto” djeg fotografinë e Zaevit dhe e kërcënon atë

18:42 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Gjorgji Stojkov, anëtar i shoqatës “Andon Llazov Janev – Qoseto”, përmes një video-inçizimi që e ka publikuar në rrjetet sociale ka kërcënuar kryeministrin Zoran Zaev se do ta arrijë drejtësia e Qoses dhe se LSDM-ja do ta paguajë çmimin.

Ai thotë se si qytetar i Maqedonisë është i detyruar të thotë atë që ka, duke shtuar se Zaev do të digjet në ferr, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç dëgjohet në video, Stojkov është i revoltuar nga largimi i përmendores së Qoses, e cila ishte e vendosur para Gjykatës së Lartë.

https://www.facebook.com/gyorgi.stoykov/videos/1795666100737441/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme