Anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO, në vit do t’i kushtojë Malin e Zi prej rreth 450.000 euro, kumtoi Këshilli malazez për anëtarësim në Aleancë, duke theksuar se nuk janë të sakta informacionet që plasohen në opinion se Podgorica si anëtare e Paktit do të duhet të paguajë nga dy për qind nga bruto prodhimi i saj vendor (BPV).
Në kumtesën e Këshillit theksohet se anëtarësimi në NATO tërheq dy lloje të shpenzimeve – anëtarësim, i cili për Malin e Zi do të kushtojë rreth 450.000 euro në vit dhe të dhëna nga buxheti vendor të dedikuara për sistemin për mbrojtje, të cilat vendi i ka pavarësisht nëse do të jetë anëtar i Aleancës ose jo.
Nga Buxheti i Malit të Zi për vitin 2017 për nevojat e mbrojtjes janë paraparë rreth 50 milionë euro, nga të cilat vetëm pesë milionë janë nga të ardhurat personale.
“Kjo do të thotë se anëtarësimi prej 450.000 euro është absolutisht e pranueshme dhe e realizueshme”, theksohet në kumtesë.
Sipas Këshillit, insistimi i centralit të NATO-s dhe para së gjithash i SHBA-së, që çdo vend anëtar t’i rritë shpenzimet për mbrojtje në nivel prej dy për qind nga BPV-ja e saj, në të vërtetë ka të bëjë me mjetet të dedikuara për mbrojtje personale të çdo shteti, e jo për buxhetin e Aleancës.
Mali i Zi planifikon ndarjet për mbrojtjen t’i rritë deri në dy për qind nga BPV-ja deri në vitin 2024.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...