Google ADS

Analisti amerikan zbulon katër qëllimet e Rusisë në Ballkan, përmend nacionalizmin lokal

07:19 | 30 Janar 2020
Arbresh.info

Analisti amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Janus Bugajski është shprehur se Perëndimi duhet t’i përgjigjet shumë më fuqishëm ndikimit dhe zgjerimit të Rusisë në Ballkan.

Bugajski shprehet se në Ballkan ekziston një luftë për sundim midis Moskës dhe fuqive perëndimore të ngjashme me atë të shekullit XIX, përcjell lajmi.net.

“Lojë e madhe, një konfrontim i zgjatur midis perandorive britanike dhe ruse në Azinë Qendrore gjatë shekullit të 19-të, u mor shpesh si shembull i betejës për mbizotërim midis fuqive të mëdha, por në atë kohë u luajt një tjetër lojë e madhe, midis Rusisë dhe fuqive evropiane, kur Perandoria Osmane filloi të tërhiqet”, tha ai.

Bugajsi vlerëson se versioni i ri i lojës së madhe të lartpërmendur të Ballkanit është duke u zhvilluar sot, por tani, thotë ai, “Moska i drejtohet subversionit dhe mashtrimit, sepse nuk mund të matet ekonomikisht dhe ushtarakisht me perëndimin”.

Ai beson se Rusia dhe Putin “po ndërhyjnë dhe kanë ndikim keqdashës në gadishullin Ballkanik” dhe thjesht këto qëllime të ekspozuara nga Moska duhet të marrin përgjigje urgjente nga perëndimi.

Në një tekst të botuar në faqën e internetit të CEPA, Bugajski shkruan se Kremlini në Ballkan sheh një avantazh strategjik në arritjen e të paktën katër qëllimeve.

E para është, sipas tij, të shtrihet ndikimi gjeopolitik i Rusisë, të cilin ai e citon shembull ndikimin e Moskën në qeveritë e Ballkanit, siç shton ai më tutje “angazhimi ushtarak siç është rasti në Serbi”, dhe prania institucionale.

Qëllimi i dytë, shton Bugajski, është që Rusia të zvogëlojë rolin e institucioneve perëndimore, për të cilat pretendon se nxit konflikt, duke çuar kështu në një divergjencë në përgjigjet ndërkombëtare në ato konflikte.

Një nga argumentet për një pretendim të tillë është, sipas Bugajski, ideja e shkëmbimit të territoreve në negociatat Kosovë – Serbi, që u mbështet nga Moska dhe disa vende perëndimore, ndërsa shumë të tjera e kundërshtuan.

Qëllimi i tretë i Moskës, sipas analistit amerikan është zvogëlimi i pranisë së SHBA-së në Ballkan dhe minimin e zgjerimit të NATO-s.

Qëllimi i katërt i Kremlinit është, të fitojë aleatë të rinj ose të mundshëm, nëpërmjet tyre të ushtrojë ndikim ekonomik dhe energjetik në Ballkan.

Për ta arritur këtë qëllim, Moska nuk shmang “nxitjen e korrupsionit dhe shantazhit, ryshfetit, vendosjen në pozicion vartës të zyrtarëve dhe politikanëve që ai mendon se do t’i ndihmonin”.

Në kontekstin e arritjes së këtyre qëllimeve, Moska po përdor mjete taktike, duke përmendur ndër të tjera edhe promovimin e nacionalizmit lokal. Ndër shembuj të pretendimeve të tilla, Bugajski ka përmendur Kosovën, anëtarësimi i së cilës në OKB, thotë ai, është parandaluar me këmbngulje nga Rusia.

Ai e sheh situatën që Rusia fuqizon pretendimet e Serbisë, se serbët janë pakicë e shtypur dhe kështu dëshiron të nxisë konflikte të brendshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme