Me afrimin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, partitë opozitare shqiptare kanë ashpërsuar fjalorin e tyre politik me akuza dhe kundërakuza mes tyre dhe kjo sipas analistëve nuk është mirë sepse shkon në dëm të tyre.
Kohës fundit kemi qenë dëshmitarë të akuzave mes PDSH-së kundrejt Alternativës, mes Alternativës dhe ASH-së kundrejt Lëvizjes BESA dhe anasjelltas.
Analisti politik, Zudi Xhelili për Zhurnal shprehet se edhe pse qeveria Zaev, ishte qeveri e zgjeruar, ky zgjerim ndodhi si rezultat i mbështetjes që i dhanë partitë shqiptare marveshjes së Prespës dhe proceseve të Integrimeve Euro – Atlantike. Përndryshe sipas tij qeveria ka funksionuar vetëm si koalicion i LSDM dhe BDI-së, dhe tani në prag të fushatës parazgjedhore akuzat e shumta të partive opozitare ndaj njëra tjetrës janë të panevojshme dhe dëmtohen mes veti.
“U arrit një koalicion ndërmjet dy partive shqiptare. Ai i Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës që u mirëprit në opinion dhe që seriozisht pritet të rrezikohet BDI ( me 20 vjet pushtet). Partitë tjera më të vogla do të shohim çfarë do të vendosin, nëse arrin të koalicionojnë. Por, nëse dalin të vetme dhe nëse arrin të marrin së paku një deputet ata mund ti bashkangjiten koalicionit Te dy partive politike shqiptare mbas zgjedhjeve. Ndërsa, nëse eventualisht ndonjëra prej tyre koalicionon me VMRO-në apo LSDM-në do të dëmtohen shumë (ende nuk ka kushte te koalicionimi me parti maqedonase). Edhe pse dy partitë më të vogla edhe ashtu i janë afruar Historise, deklaratat e tyre bombastike dhe zhurma që bëjnë nuk janë shenja të mira!”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Zudi Xhelili. Nga ana tjetër, gazetari Isen Saliu thotë se përplasjet fillestare mes partive opozitare me afrimin e zgjedhjeve do të qetësohen. “Asgjë nuk shkon më në favor të BDI-së, sepse sipas mendimit tim, BDI nuk diti të menaxhojë dhe të reflektojë gjatë kësaj periudhe të gjatë sa ishte në pushtet. Mendoj që tonet e ashpra fillestare mes partive opozitare me afrimin e zgjedhjeve do të qetësohen, sepse elektorati shqiptar kërkon programe dhe platforma konkrete”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Isen Saliu./Zhurnal.mk
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...