Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shprehur pritje pozitive nga mandati i dytë i Donald Trumpit, duke theksuar se kjo mund të krijojë një situatë më të favorshme për Beogradin dhe t’i mundësojë Serbisë të dëgjohet më mirë. Megjithatë, Vuçiq nuk pret ndryshime të mëdha në politikën amerikane ndaj Serbisë. Ne anën tjetër, sipas ekspertëve, pika kryesore është Marrëveshja e Uashingtonit, për të cilën administrata Trump pritet të kërkojë rezultate të prekshme.
“Trump do të vazhdojë politikën e mëparshme, duke forcuar praninë amerikane në Ballkan pa shpenzime të mëdha dhe duke u fokusuar në ekonomi, veçanërisht në energjetikë. Nuk do të lejojë veprimet e problembërësit, siç ndodhi me Banjskë, dhe do të insistojë në respektimin e Marrëveshjes së Uashingtonit. Mund të ketë ndryshime në negociata, ku BE-ja do të ishte vetëm fasilitator, ndërsa SHBA-ja do të zgjidhte çështjet kyçe dhe do të mbështeste investimet”, ka thënë Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike.
Nga ana tjetër, ka mendime se rikthimi i Trumpit mund të ndikojë në dinamikën e dialogut, derisa për shkak te sfidave ne rajon, ka pritje për ruajtjen e pranisë ushtarake dhe diplomatike amerikane për të parandaluar destabilizimin.
“Fakti që Trump është rizgjedhur si president mund të sjellë ndryshime turbulente në nivel global, por ato ndoshta nuk do të reflektohen drejtpërdrejt në situatën tonë. Ekzistojnë disa marrëveshje, disa prej të cilave janë zbatuar pjesërisht, ndërsa të tjerat jo. Ndër to është edhe Marrëveshja e Uashingtonit, e cila është negociuar dhe nënshkruar me Trumpin, dhe mund të presim që ai të shtrojë pyetje mbi atë çfarë po ndodh aktualisht me këtë marrëveshje, sa është përparuar, dhe çfarë do të ndërmerret më tej”, ka thënë Nemanja Millosheviq nga organizata politike “Glas”.
Ndërkohë, Trump ka lidhje me Beogradin përmes Jared Kushnerit dhe Richard Grenellit, të cilët kanë inkurajuar investime private në Serbi. Sidoqoftë, ekspertët theksojnë se projektet e mundshme të biznesit nuk garantojnë përkrahje politike, sidomos sa i përket çështjes së Kosovës./rtk
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...