Google ADS

Analistët kanë një propozim interesant për Ivanovin

20:44 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Analistet janë të mendimit se, duhet një trup i përberë prej psikologëve që të japin mendim konzilijar se nëse Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov është në gjendje të kryej detyrat që i takojnë, ata madje duhet të përcaktojnë dhe vërtetojnë nëse Ivanov, është i rrezikshëm për rrethin apo më saktësisht për popullatën, dhe nëse përputhen rezultatet atëherë medoemos ti merret zotësia juridike apo më konkretisht të privohet nga detyrat dhe obligimet që ka si President.

Pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov të mos e nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, parlamenti do të duhet të kthehen të njëjtit ligj në votim të dytë.

Është e paqartë se kur ai përsëri do të vendoset në rendin e ditës, por Rregullorja e Punës parashikon se kjo duhet të ndodhë në seancën e parë parlamentare.

Nuk dihet ende se nëse kjo gjë do të ketë të njëjtin fat sikurse edhe Ligji i Gjuhëve, ligj i cili edhe pas votimit të dytë në Parlament ende nuk është nënshkruar nga Presidenti i shtetit Ivanov, i cili është i detyruar që të vepron sipas Kushtetutës, por që ai edhe më tej vazhdon dhe këmbëngul që mos ta nënshkruaj./Medial.mk

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme