Ish-kryeministrja dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Ana Bërnabiq, është zgjedhur të mërkurën kryetare e Kuvendit të Serbisë.
Nga 158 deputetë të pranishëm në sallë, 153 votuan pë, ndërsa pesë ishin kundër emërimit të saj.
Ana Bërnabiq u propozua nga SNS-ja, një parti e cila, së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 ulëse në Kuvend.
Propozimi që Bërnabiq të zgjidhet kryetare e Kuvendit u përcoll me një debat treditor, i cili u karakterizuan me ofendime dhe të bërtitura ndaj deputetëve.
Gjatë debatit, deputetët e opozitës e kritikuan propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Bërnabiqit në krye të Kuvendit.
Deputeti opozitar nga Lëvizja Kombëtare e Serbisë, Borisllav Novakoviq, tha se kryetarja e Kuvendit duhet të jetë e moderuar dhe të tregojë gjakftohtësi gjatë seancës.
“Kam vënë re vetëm kufizime nga Ana Bërnabiqi”, ka thënë ai, duke thënë se në dy raste ajo ka fyer opozitën.
“Unë mendoj se zonja Bërnabiq, ju duhet të punoni në fjalorin tuaj”, shtoi ai.
Lideri i SNS-së dhe ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Teknike të Serbisë, Millosh Vuçeviq, e ka quajtur Novakoviqin, siç raportojnë mediat, “kriminelin më të madh në Novi Sad”, duke pretenduar se ai ka “vjedhur” para nga buxheti i shtetit.
“Zvonko Veselinoviq është shembull i ndershmërisë për ju”, tha Vuçeviq.
Në fund të vitit 2021, Departamenti Amerikan i Financave e cilësoi Zvonko Veselinoviqin si udhëheqës të një grupi të organizuar kriminal dhe si një nga figurat më famëkeqe të korruptuar në Kosovë dhe për pasojë e vendosi atë në listën e sanksioneve.
Shefi i grupit parlamentar të partisë në pushtet, Millenko Jovanov, tha se lista opozitare “Serbia kundër dhunës” i ndan njerëzit dhe imiton elitën.
“Ju jeni një elitë ashtu siç jam unë një astronaut. Epo, ju jeni një elitë e tillë”, tha Jovanov.
Brnabiq tha se opozita ka kërkuar nga Parlamenti Evropian “të shfuqizojë sovranitetin e Serbisë dhe Kuvendit”. Ajo tha se Parlamenti Evropian nuk do të jetë mbi parlamentin serb.
“Nuk ju mjaftoi një rezolutë e PE-së, të cilën e sollët vetë dhe e cila kërkon heqjen e sovranitetit të Serbisë, që PE-ja të mund të pezullojë ligjet tona. Dhe, nuk ju mjaftoi ai turp, po na kërcënoni me një rezoluta e re e PE”, tha Bërnabiq.
Më 8 shkurt, Parlamenti Evropian (PE) miratoi një rezolutë që kërkon një hetim ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhjet e dhjetorit dhe pezullimin e financave të BE-së për Serbinë në rast se vërtetohet se autoritetet kanë kryer mashtrime zgjedhore.
Koalicioni opozitar Serbia kundër dhunës, kishte kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë të mbahet pas datës 8 shkurt, kur deputetët e Parlamentit Evropian do të shpallin zgjedhjet e dhjetorit në Serbi.
Raportet e organizatave monitoruese vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tregonin se kishte parregullsi zgjedhore në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. SNS-ja në pushtet dhe udhëheqja shtetërore i kanë hedhur poshtë këto akuza.
Më 18 dhjetor, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) njoftoi se zgjedhjet u përcollën me parregullsi, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiq, fushata negative dhe përhapje frike.
Seanca konstituive e parlamentit filloi më 6 shkurt, kur u verifikuan mandatet e deputetëve. Më pas deputetët e opozitës bënë betimin në sallën e kuvendit.
Seanca konstituive vazhdoi më 18 mars./REL
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...