Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot se ka propozuar që kandidatja për kryetare të Kuvendit të Serbisë të jetë kryeministrja aktuale, Ana Brnabiq, ndërsa për kryetar të Beogradit është propozuar, Aleksandar Shapiq
Sipas tij, Ana Brnabiq është surpriza më pozitive në politikë dhe personi që ka përparuar më shpejt dhe më shumë.
“Kurrë nuk kam parë njeri që ka mësuar me një shpejtësi të tillë, që ka luftuar kaq fort dhe me guxim, që në një botë që fatkeqësisht dominohet nga burrat”, ka thënë Vuçiq, raporton euronews.rs
“Posti më i rëndësishëm në Serbi është kryetarja e Kuvendit Kombëtar. Ajo ka shumë për të treguar, shumë për të bërë për vendin e saj dhe është e kënaqur dhe e lumtur për sfidën e re”, tha Vuçiq./Arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...