Ambasadorja e SHBA, Berns: E kënaqur që mandatin tim e filloj në periudhën kur do të bëheni anëtare e NATO-s

15:52 | 12 Korrik 2019
Arbresh.info

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pranuar letrat e akredituara nga emërtimi i ri ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kejt Meri Berns.

Ambasadorja Berns, tha që do të i përkrahë përpjekjet e qeverisë së Maqedonisë në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe do të punojë për ta forcuar sigurinë.

“Kam kënaqësinë që mandatin tim ta filloj në këtë periudhë kyçe për marrëdhëniet përmes dy shteteve tona.Ne shpresojmë që deri në fund të viti Maqedonisë së Veriut t’i dëshirojmë mirëseardhje si anëtarja e 30 e Aleancës së NATO-s. Më shumë se 25 vite punojmë së bashku dhe kemi arritur shumë në zhvillimin e qëllimeve tona të e shohim Maqedoninë e Veriut, e plotfuqishme e integruar në institucionet e perëndimit dhe plotësisht të përkushtuar ndaj vlerave tona të përbashkëta demokratike, lirit individuale dhe sundimi i ligjit”, tha ambasadorja Berns në dorëzimin e akreditimeve në vilën presidenciale në Vodno, njofton portalb.mk.

Berns, është diplomate të karrierës dhe deri tani ka qenë zëvendës shefe e misionit të SHBA-së në Athinë, ku dhe erdhi në shtator të 2017. Më parë ishte përfaqësuese e përhershme e misionit të SHBA-së në OSBE – Vjenë.

Berns, presidentit Pendarovski, i tha që ajo do të jetë e kënaqur që do të përjetoj bukurinë dhe shumëllojshmërinë e Maqedonisë së Veriut, që do të filloj me kulturën, traditën dhe për historinë e vendit tonë.

“Unë do të kërkoj mundësinë për të ndarë kulturën e të dy shteteve dhe për ndërtimin e urave përmes qytetarëve të dy shteteve”, shtoi Barns.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme