Maqedonia e Veriut zbatoi reforma të shumta, nga të cilat disa ishin me të vërtetë edhe të dhimbshme. Prandaj, konsiderojmë se Maqedonia e Veriut meriton çeljen e bisedimeve sa më shpejtë që të jetë e mundur. Do të donim që kjo të ndodhë madje gjatë presidencës portugeze – të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, respektivisht fillimi formal i bisedimeve aderuese, deklaroi në intervistën për AIM-n ambasadorja e Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Nives Tiganj.
Tiganj për AIM-n shprehet se Kroacia e nxitë dhe mbështetë dialogun mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për gjetjen e zgjidhjes. Ajo shton se nevojitet edhe vazhdimi i procesit reformues, me konsensus të të gjitha forcave politike në shtet.
“Kjo është shumë e rëndësishme, qasja e tillë e konfirmon përkushtimin e vendit tuaj për qëllimin tuaj strategjik, e ky është anëtarësim në Bashkimin Evropian. Edhe Kroacia kishte pengesë bilaterale në rrugën e sak eurointegruese, kështu që më duhet të them se absolutisht kishim një konsensus politik, të gjitha subjektet politike në shtet kanë qëllim të qartë dhe përcaktim të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shprehet ambasadorja kroate.
Ambasadorja kroate Tiganj, nënvizon edhe se perspektiva evropiane e rajonit është i padiskutueshëm dhe se BE-ja është e përkushtuar ndaj politikës së zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...