Anke Holstein, ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, tha se është në interesin thelbësor të Bullgarisë që të mos bllokonte procesin e zgjerimit të BE-së, duke komentuar informacionin e Brukselit në lidhje me pengimin e Bullgarisë për disa çështje të caktuara, veçanërisht për gjuhën maqedonase dhe pakica që kërkojnë të përfshihen në Kapitullin 35.
Bullgaria gjithashtu paraqiti një memorandum me gjashtë faqe me kërkesat e tyre për vendet anëtare të Bashkimit, por diplomatja vlerëson se Sofja duhet të zgjidhë çështjet bilaterale me Shkupin “jashtë kornizës së bisedimeve”.
“Bullgaria u ka thënë këtyre kërkesave vendeve të tjera anëtare në fillim të gushtit. Për njohuritë e mia, të gjitha vendet e tjera anëtare janë të mendimit se çështjet bilaterale nuk duhet të vendosen në kornizën negociuese dhe se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale.
Bullgaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e lëvizjes evropiane në rajon, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Është në interesin thelbësor të Bullgarisë të mos bllokojë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në rajon”, tha Holstein në një intervistë për “REL”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...