Në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Komisionit Antikorrupsion, Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler bëri thirrje për përgjegjësi dhe të identifikohen aktorët e korruptuar. Ajo ka bërë me dije se lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet për Ambasadën e SHBA-së.
“Lexojmë për tenderë profitabil që shkojnë për firma me lidhje politike ose personale. Për këtë shkak, të obligohemi tani – opinioni, politikanët, zyrtarët e qeverisë – ta identifikojmë dhe të kërkojmë përgjegjësi për korrupsionin dhe të kërkojmë përgjegjësi për aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të përfundojë”, tha ambasadorja Aggeler.
Ambasadorja amerikane ua rikujtoi krerëve të vendit se miqësia nuk është vetëm marrëveshje dhe t`u thoni miqve atë që dëshiron ta dëgjojë, por duhet edhe sinqeriteti kur është e nevojshme, pasi sipas saj, korrupsioni bllokon vendin nga sukseset ekonomike, sociale, arsimore dhe strukturore, por edhe cënon të rinjtë e këtij vendi.
Në këtë kontekst ajo përmendi një fakt shqetësues.
“Një anketë e paradokohshme tregoi se korrupsioni është arsyeja kryesore përse të rinjtë largohen nga Maqedonia e Veriut – mesazhe që i kam dëgjuar në bisedat që i kam pasur pasi u ktheva këtu para 9 ditëve. Të rinjve këtu u duhet dhe meritojnë një vend ku suksesi bazohet në talentin dhe punën e mundimshme, e jo në politikën dhe cilin e njihni”, tha ambasadorja Aggeler.
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...