Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan ka deklaruar se shteti i ri ende nuk e ka njohur teknikisht Kosovën, por se kjo është pjesë e një marrëveshjeje në Uashington, për të cilën nuk beson se do të ndikojë në raportet midis Serbisë dhe Izraelit.
“Atë problem nuk mund ta kuptojë askush më mirë se ne”, ka thënë ambasadori në një intervistë të premten, për mediet serbe. “Njëmend nuk kuptoj gjithçka që është thënë në kuadër të vendimit tonë”, ka shtuar ai.
Rrjedhimisht, sipas tij, është e rëndësishme që të sqarohet kjo sa më mirë që është e mundur, raportojnë mediat serbe.
“Është e vërtetë se teknikisht nuk jemi ende atje, por deklarata e kryeministrit dhe ministrit tonë të Jashtëm janë fakte. Ne e njohim Kosovën, është kjo pjesë e pakos amerikane të masave derisa unë do të bëj çmos që bashkë me krerët e Serbisë ta zbeh ndikimin e atij vendimi në raportet mes Serbisë dhe Izraelit”, ka thënë Vilan./zyrtare/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...