Ambasadori i Egjiptit në Serbi, Basel Salah ka thënë se vizita e presidentit të këtij vendi në Beograd do të jetë historike.
Sipas tij, sepse kreu i shtetit egjiptian nuk ka qenë në Beograd prej 35 vitesh, kështu që pritet të kontribuojë në një përparim në marrëdhëniet bilaterale dhe tregtinë mes dy vendeve, raporton Tanjug.
Salah theksoi se të dy vendet kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera që nga koha kur presidentët “Gamal Abdel Nasser dhe Josip Broz Tito themeluan Lëvizjen e Të Paangazhuarve, duke kujtuar se nuk kishte pasur një vizitë dypalëshe nga kreu i shtetit egjiptian në Serbi që nga vizita e Hosni Mubarakut në korrik 1987”.
Vizita e kreut të shtetit egjiptian që nis pasditen e sotme në Beograd u bë shkak i mosmbajtjes së takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut të Brukselit.
Kështu tha të hënën, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sipas të cilit, Vuçiq nxorri si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit për të mos shkuar në Bruksel./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...