Mbrëmë ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar në Kriva Pallankë tha se “Bashkimi Evropian është bashkësi i vendeve të mëdha dhe të vogla, individualisht të vegjël në raport me ndikimin në votë, por si bashkësi, të gjithë jemi të fuqishëm. Do të jemi më të fuqishëm me pranë jush, ndërsa ju do të jeni më të fuqishëm si pjesë e familjes tonë. Ne si donator më i madh në vend do të japim përkrahje më të madhe, ka aq shumë punë që duhet të bëhen, me qëllim përmirësimi i jetës së qytetarëve”.
“Përkrahja e re që e ka vendi ndahet në mënyrë të barabartë nga të gjitha vendet. Qëllimi i të gjithë vizitave të përfaqësuesve të lartë nga vendet tona në Maqedoni ishte që të bashkëndahet përparimi i arritur i vendit tuaj”, tha Samuel Zhbogar.
Zhbogar falënderoi për që është qytetar nderi i Kriva Pallankës dhe ceku se nga arritja në Shkup para dy viteve, motoja e tijj është se Maqedonia nuk është vetëm Shkupi./telegrafi
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...