Ambasadori amerikan në Serbi: Taksa është diskriminuese

14:58 | 26 Nëntor 2018
arbresh.info

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, tha se taksa 100% që u ka vënë Kosova imorteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, është “diskriminuese”.

Scott tha për gazetarët në Beograd se ajo që vlen për popullsinë shqiptare në Kosovë, duhet të vlejë edhe për serbët dhe për të gjitha pakicat etnike.

“Besoj se Kosova duhet të jetë shtet demokratik multientik”, tha Scott, raportojnë mediat serbe.

Në lidhje me zotimet që bënë të hënën Kosova dhe Shqipëria për heqjen e taksave, romingut dhe unifikimin e doganave, Scott tha se SHBA-ja mbështet çdo aktivitet që çon kah integrimi ekonomik i rajonit.

Javën e kaluar, Kosova ka rritur nga 10% në 100% taksën mbi të gjitha mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Vendimi ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Kosovë dhe të autoriteteve në Beograd dhe Sarajevë, si dhe thirrje nga Bashkimi Evropian për ta hequr këtë detyrim doganor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme