Christopher Hill, i cili e kaloi muajin e parë si ambasador amerikan në Beograd, pohoi se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian po presin që Serbia t’i bashkohet vendeve që sanksionuan Rusinë, por se shteti serb vendos për këtë dhe se nuk ka presion ndaj saj.
Megjithatë, ai nuk tha qartë nëse do të ketë pasoja në marrëdhëniet serbo-amerikane, nëse Serbia do të refuzonte të sanksiononte shtetin rus.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hill thotë gjithashtu se Serbia duhet të “rimendojë nëse beson se Rusia do ta ndihmojë rreth rastit me Kosovën”. Ambasadori amerikan ka folur edhe nëse pret një çasje më ndryshe të Qeverisë së re të Serbisë.
I pyetur se cili është mesazhi kryesor për Serbinë pas vizitave të zyrtarëve të lartë amerikanë, ai u përgjigj se gjatë këtyre vizitave janë diskutuar tema të shumta.
“Tema e parë ishin marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së dhe do të thoja se marrëdhëniet janë të mira, por besoj se mund të bëjmë edhe më shumë. Sigurisht, një nga temat ishte situata në Ukrainë, një nga tragjeditë më të mëdha të këtij shekulli. Prandaj, nuk është për t’u habitur që përfaqësuesit amerikanë paraqitën aspekte të ndryshme të asaj situate në kombinim me marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së dhe faktin se nga perspektiva e BE-së dhe SHBA-së, Serbia duhet të veprojë si anëtare e BE-së dhe të vendos sanksione. Është e qartë se kjo është politika jonë dhe nga ana tjetër Serbia duhet të mendojë për këtë”, ka thënë Hill.
Hill tha se Rusia nuk mund të jetë tani mik apo aleat me të cilin mund të krenohesh.
Ambasadori Hill u pyet nëse Serbia do të ketë pasoja nëse vazhdon të refuzojë t’i vendosë sanksione Rusisë.
“Është një pyetje hipotetike. Ajo që do të donim është thellimi i marrëdhënieve me Serbinë. Ne e dimë se sa e rëndësishme është Serbia në rajon dhe në Europë dhe do të donim të kishim marrëdhënie më të mira. Shtetet e Bashkuara tani kanë marrëdhënie më të mira me BE-në për shkak të kësaj lufte të tmerrshme në Ukrainë. Ne po flasim me Serbinë se çfarë mund të bëjmë së bashku për t’i dhënë fund kësaj lufte… Nuk do të doja të hyja në këtë, nuk po flasim për pasojat. Thelbi është se ne do të donim marrëdhënie më të mira, mundësinë për të gjetur interesa të përbashkëta”, tha ai.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...