Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie sot pas takimit të tij dhe ambasadorëve tjerë me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev u shpreh se përfaqësuesit ndërkombëtar nga Republika e Maqedonisë presin të ndërmerren hapa pozitive në rrugën drejt integrimit evropian.
“Kemi marrë energji pozitive dhe këtë do t’ua përcjellim edhe vendeve tona se vendi është në binarët e duhur dhe Franca do të ndihmojë sa më shumë që mundet që të realizohen të gjitha këto përpjekje të mira. Presim të gjithë të ndërmerren hapa pozitive nga Republika e Maqedonisë. Qëllimi i gjithë banorëve të Maqedonisë është të integrohen në Evropë dhe për këtë do t’ju duhen të gjitha forcat në vend, gjithë talentet dhe gjithashtu vullneti i mirë”, tha Timonie.
Sa i përket çështjes së emrit me Greqinë e cila paraqet një nga problemet kyçe pse Maqedonia ngeci në rrugën e integrimit evropian,Timonie u shpreh se ka hapa pozitive se një zgjidhje mund të arrihet në këtë pikëpamje, transmeton Gazeta Express.
“Kemi shumë shpresa që me hapa pozitive dhe me vullnet të mirë gjëra të mira dhe suksesshme mund të ndodh”, tha ai.
Ndërsa nëpërmjet kumtesës së dërguar nga kabineti i kryeministrit Zoran Zaev u bë e ditur se Qeveria e Maqedonisë është përkushtuar për definim të një agjende për reformat urgjente prioritare për të cilën do të diskutohet edhe në takimin në Bruksel.
“Jemi të përkushtuar për definim të një agjende afatshkurtër dhe afatmesme për reformat urgjente prioritare. Për këtë do të bisedohet edhe me eurokomesarin Johanes Han në Bruksel. Integrimet euro-atlantike janë qëllim strategjik i Maqedonisë dhe interes i qytetarëve të saj që të kemi institucione demokratike”, është shprehur Zaev.
Kryeministri në takim ka shprehur edhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim me opozitën, sektorin civil dhe të gjithë aktorët tjerë shoqëror me qëllim të zhvillimit të Maqedonisë dhe sigurisë së jetesës cilësore.
“Qeveria e Maqedonisë dhe un si kryeminister jemi të përgatitur që në interes të nevojave të qytetarëve të bashkëpunojmë me opozitën dhe kryetarin e Maqedonisë. Gjithashtu jemi të orientuar edhe drejt bashkëpunimit me sektorin civil dhe aktorët tjerë shoqëror, për shkak se vetëm bashkërisht mund të kontribuojmë në zhvillimin e Maqedonisë, dhe me këtë të sigurojmë jetë cilësorë për të gjithë qytetarët”, tha Zaev.
Ambasadorët edhe njëherë shprehën përkrahjen dhe premtuan mbështetje ndaj Qeverisë së re në realizim e reformave të nevojshme për zhvillim dhe integrim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Përndryshe, sot në Qeverinë e Maqedonisë në takim me kryeministrin Zoran Zaev ishin ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Garet, i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, i Gjermanisë, Kristine Althauzer dhe përfaqësues të tjerë të ambasadave tjera për të folur për rrugën e Maqedonisë dhe hapat që do të ndërmerren nga ajo në rrugën e integrimit evropian.
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...