Google ADS

Ambasada ruse mohon lajmin se ka organizuar protesta në Shkup

14:25 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Ambasada e Federatës Ruse në Maqedoni ka demantuar se është organizator i protestave në Shkup.

“Në lidhje me spekulimet e shpërndara në disa medie se mitingu i mbajtur këtyre ditëve para Ambasadës së Rusisë në Shkup, si dhe fjalimin e Ambasadorit të Rusisë para pjesëmarrësve saj paraqet thyerjen e Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike nga viti 1961, njoftojmë se thëniet e tilla dëshmojnë se autorët e tyre dinë pak për përmbajtjen e Konventës së Vjenës. Ju përkujtojmë se Ambasada e Rusisë nuk ishte as iniciator, e as organizator i këtij mitingu”, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e kësaj ambasade./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme