Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe ai i Bujanocit Shaip Kamberi gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takim në Beograd.
“Gjatë një takimi me ambasadorin amerikan, Shkëlqesinë e tij z. Kyle Scott, biseduam rreth situatës politike në Luginë të Preshevës, si dhe për planet që kemi ne si komunë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve tanë.Gjithashtu, ndër të tjera biseduam edhe rreth deklaratave të fundit në media për shkëmbim territoresh në mes Serbisë dhe Kosovës, ku ambasadori amerikan na inkurajoi që të vazhdojmë me të njëjtën politikë që kemi zhvilluar deri tani, duke thënë se parimi “No border change” është politika që ndjek Qeveria amerikane, ku të njëjtin parim tash janë duke e ndjekur të gjithë në rajonin tonë, përfshirë këtu edhe kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit” ka thënë kryetari Arifi, transmeton presheva.com.
Ai thotë se qytetarët janë më shumë të interesuar për rritjen e standardeve ekonomike, dhe nuk mund të rriten këto standarde nëse jemi në konflikt me të tjerët, por duke përmirësuar infrastrukturën tonë si dhe duke thithur investime të huaja, dhe duke fuqizuar bizneset ekzistuese. Ky është prioriteti që duhet ta ketë komuna e Preshevës, dhe ky është prioriteti ynë./presheva.com/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?