Ambasada Amerikane në Shkup kërkon nga Kuvendi i Maqedonisë që të vazhdojë me punë dhe të përqendrohet në reformat e nevojshme të cilat mbështeten nga të gjithë partitë politike, e që janë të rëndësishme për Maqedoninë.
Ambasada rikonfirmon qëndrimin e ndihmës-sekretarit shtetërorë, Wess Mitchell, i cili tha se Maqedonia ka bërë hapa të mëdhenj në procesin e ndërtimit të një demokracie të qëndrueshme, dhe se duhet të përqendrohet në reforma.
Sipas tyre, reformat duhet të ndodhin pasi që vendi mund të përparoj drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, diçka që qytetarët e vendit e dëshirojnë.
Kjo deklaratë vjen pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që në Kuvend kaloi me shumë përplasje.
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...
Johnson: Administrata Trump u votua ‘të shkundë status-quo-n...