Në konferencë për shtyp, partia opozitare Alternativa kërkon shtyrjen për një muaj të vitit të ri shkollor.
“Derisa po i jetojmë ditët mbase më të vështira që nga fillimi i pandemisë, kur çdo ditë kemi 20-30 të vdekur, pikërisht këtë javë pritet të fillojë viti i ri shkollor. Ndërkohë duhet të zhvillohet edhe regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive dhe, po ashtu, po futemi në fushatën e zgjedhjeve lokale. Sidoqoftë, këto shifra dhe këto mundësi për përhapje të virusit nuk janë të mjaftueshme që kjo qeveri që të marrë vendim për shtyrje të fillimit të vitit shkollor”, thonë nga Alternativa.
Ata shtojnë se po shprehin dyshim të madh se shifrat e larta të infektimeve e të vdekjeve dhe mundësitë e përhapjes së virusit në këtë kohë janë alarmante, andaj edhe fillimi i vitit të ri shkollor po vjen në një kohë shumë të rrezikshme.
“Kur e shohim se çdo ditë po ulet pragu i moshës së njerëzve të infektuar dhe i atyre që kanë përfundim fatal, kemi drojë të thellë se virusi mund të marrë hov edhe nëpër shkolla dhe kjo të krijojë gjendje me përmasa tragjike”, thonë nga kjo parti duke kërkuar nga KSI dhe Qeveria shtyrjen e vitit të ri shkollor në mënyrë që tv bie edhe virulenca e virusit.
“Viti shkollor edhe mund të kompensohet, por jetët e njerëzve po humben përgjithmonë”, thonë nga Alternativa./Telegrafi/
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...