Pak minuta para heshtjes parazgjedhore kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me një postim në faqen e tij në Facebook ju është drejtuar qytetarëve që në zgjedhjet parlamentare të votojnë numrin 9, votë që është për kryeministrin e parë shqiptar dhe për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut, shkruan InfoShqip.
Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë të Ali Ahmetit në Facebook:
“Të dashur miq, motra e vëllezër,
Rrugëtimi jonë për kauzën tonë shumë të rëndësishme, kauzën tonë shqiptare, po ec në mënyrën më të mirë të mundshme për arsye se u përqafua fuqishëm nga të gjithë ju.
Në këto zgjedhje, ne shqiptarët po shkruajmë historinë së bashku, ne po realizojmë ëndrrën tonë.
Ëndrra jonë për ti prirë këtij vendi, ëndrra jonë për ndërtimin e një shoqërie plotësisht të barabartë, po realizohet.
Për herë të parë në histori, nuk janë vetëm dy parti maqedonase që kandidojnë për Kryeministër, këtë herë edhe ju mund të votoni për Kryeministrin tuaj, Kryeministrin e parë shqiptar.
Zgjedhja në këto zgjedhje është e qartë: Ose e çoni votën dëm, ose e vazhdoni binomin e pushtetit etnocentrik maqedonas ose votoni numrin 9 për Kryeministrin e parë shqiptar dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të tjerē.
Fuqia është në duart tuaja tani.
Vota juaj vendos për të ardhmen e vendit, të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj – më shumë se kurrë.
Vota juaj vendos për të ardhmen e komunitetit shqiptar në Maqedoninë Veriore.
Ju e dini më së miri se cili është vendimi i duhur –
Unë vetëm ju bëj thirrje që të përdorni të drejtën tuaj të votës dhe të bindni familjarët tuaj, miqtë tuaj dhe fqinjët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë.
Dilni dhe votoni, thuajuni miqve që të mos humbasin mundësinë për të shkruar historinë shqiptare.
Ëndrra juaj vlen, realizoni ëndrrën tuaj sepse gjithësecili prej jush VLEN“, përfundon Ahmeti në postimin e tij. /InfoShqip.com
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut