Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në intervistën e tij për ‘Kosovapress’ thotë se partitë e vogla duhet të bëhen bashkë, me qenë se, siç thotë ai, më shumë se dy parti shqiptare në vend i bëjnë dëm atyre duke u bërë kështu shpërndarja e votës.
“Ne jemi përcaktuar të shkojmë të vetëm në zgjedhje. Urojmë që partitë e vogla të bëhen bashkë sepse për ne shqiptarët në Maqedoni më shumë se dy parti janë të dëmshme për shqiptarët për arsye se shqiptarët i bëjnë të parëndësishëm dhe shumë parti bën shpërndarjen e votës dhe se me këtë shpërndarje humben mandatet”, thotë Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, elektorati i BDI-së është një elektorat më stabil ndërsa ende ka punë për t’u bërë në Maqedoni.
Ahmeti thotë se në Maqedoni ende ekziston nevoja e partive etnike dhe se shqiptarët duhet të përfaqësohen nga partitë shqiptare.
“Në këtë vend akoma ka nevojë që shqiptarët të përfaqësohen nga partitë politike shqiptare me dinjitet por edhe me përgjegjësi, sepse të gjitha kërkesat e shqiptarëve nuk arrin t’i plotësojë partie e bllokut maqedonas sepse akoma ka paragjykime”, thotë Ahmeti.
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...