Sot Bashkimi Demokratik për Integrim shënon 18 vjetorin e themelimit si subjekti më i madh i shqiptarëve në vendin tonë, trashëgimtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe përfaqësues legjitim dhe absolut i vullnetit politik të shqiptarëve në dy dekadat e fundit.
Në një letër publike nënshkruar nga kreu i integristëve Ali Ahmeti, I bëhet një rekapitullim periudhës 18 vjeçare të funksionimit të BDI-së si subjekt politik, ku nga kjo parti përmenden anëtarësimi në NATO, negociatat me BE-në, zbatimi I plotë I pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, Universitetet në Gjuhën Shqipe, parimin e konsensualitetit në vendimmarrje e të ngjashme.
Nga BDI-ja pretendojnë se akoma nuk është përmbyllur misioni I tyre. Sic thonë ashtu sikurse shqiptarët drejtuan Parlamentin, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, Avokatin e Shtetit dhe të Popullit, Gjykatat Supreme dhe Kushtetuese, ka ardhur koha për diçka të madhe – se ka ardhur koha për Kryeministër Shqiptar.
“Ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim para 18 viteve, Bashkë u përballuam me çdo sfidë dhe i besuam njëri tjetrit, Bashkë i përcaktuam dhe I realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkarisht edhe qëllimin tonë të rradhës që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkarisht për KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR!!!”, tha Ahmeti.
Në këtë letër publike është përmendur edhe përçarja e votës shqiptare. Në veçanti përmendet takimi I liderëve politik tek Presidenti Pendarovski.
“Çdo herë e përsëris që nuk na nevojitetit defaktorizimi i shqiptarëve nëpërmjet të copëtimit të votës shqiptare në aq shumë parti dhe me përfaqësim me nahi e jo tërësi. Hidhjani një sy vetëm takimeve të ashtuquajtura të liderëve dhe mos e harroni atë ndjesi që ua krijon ajo fotografi”, tha Ahmeti.
Në këtë përvjetor, nuk është anashkaluar edhe situata aktuale me pandeminë e COVID-19.
“Ne të gjithë bashkarisht jemi në këtë betejë, pa dallime etnike, kulturore, fetare, shtetërore, dhe prandaj bashkë dhe pa asnjë përjashtim duhet ti përmbahemi dhe ti respektojmë masat e kujdesit në mënyrë që ti kthehemi normalitetit dhe jetës së përditshme”,tha Ahmeti.
Duke uruar përvjetorin e 18 të BDI-së Kryetari Ahmeti ka bërë thirrje, për solidaritetin brenda organizatës, për shtrirjen e dorës së bashkëpunimit dhe mbështetjes, për besimin që do t’ia dalim, sepse, siç thuhet në komunikatë, diçka e madhe po vjen, diçka që kërkon kontributin e gjithësecilit./KlanMacedonia
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...