Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka quajtur të jashtëzakontë nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, shkruan arbresh.info.
Sipas Ahmetit kjo ditë është shumë e veçantë për rajonin por edhe për komunitetin euro-amerikan.
Ky është shkrimi i tij:
E jashtëzakontë!
Dita e sotme është shumë e veçantë për secilin nga ne, për vendin, për rajonin, por edhe për komunitetin euro-amerikan të vlerave të përbashkëta demokratike, liridashëse dhe solidare.
Të jemi krenar që po i jetojmë këto ditë bashkarisht dhe kemi mundësi të japim kontribut në realizimin e synimeve dhe ndërtimin e ardhmërisë.
Sot po korrim atë që kemi mbjellur gjatë dekadave pas nesh, bashkë dhe të palëkundur nga qëllimi.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...