Google ADS

Ali Ahmeti: Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane, kthim prapa SKA!

15:32 | 16 Korrik 2022
L G

Udhëheqësi i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ka reaguar pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi maqedonas për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë , që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook shkruan se uruar qyetarët maqedonas pas miratimit të këtij propozimi, shkruan arbresh.info.

“Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një wannabe Zelenski nga AliEkspresi. Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën. Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhnjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa. Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA! ”, shkruan Ahmeti./arbresh.info/

LEXO EDHE

Kuvendi maqedonas miraton propozimin francez – Arbresh.info

Pas votimit të Kuvendit maqedonas, Rama: Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s’kanë më asnjë pengesë – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme