Google ADS

Ali Ahmeti pritet të jep dorëheqje, kush do të jetë pasuesi i tij?

19:38 | 21 Gusht 2020
A. B.

Pas ftesës për të dëshmuar në Hagë, ka dyshime që Ali Ahmeti mund të jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të BDI-së, pasi që procesi i dëshmisë dhe intervistimit nga prokurorët e dhomave të specializuara duke se do të jetë i gjatë, me ç’rast ia pamundëson Ahmetit kryerjen e detyrave si kryetar partie.

Ahmeti pritet që në fund të këtij muaji të udhëtojë për në Hagë, ndërsa diçka konkrete sa i përket dorëheqjes do të ketë në muajin shtator.

Organet partiake si duket janë të papërgatitura për këtë situatë, dhe për të caktuar një pasues të tij në pozitën e kryetarit të partisë.

Në BDI është dëshmuar se figura e Ali Ahmetit është unifikuese dhe ka shuar çdo tentim për përçarje.

Nga burime jozyrtare përflitet edhe emri i Artan Grubit që mund të jetë u.d. kryetar i BDI-së deri në kongresin e ardhshëm partiak.

Grubi vjen nga pozita e zv/kryeministrit të parë të shtetit, që në këtë rast është pozita më e lartë që mban një shqiptar në Maqedoni të Veriut. /Gazeta Express./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme